Ambasada amerikane i bënë thirrje Qeverisë së re që të merret me eliminin e tendencës për shpenzimet e pamatura

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë 5 milionë dollarë për programin e shkatërrimit të armëve konvencionale në Kosovë

Shtetet e Bashkuara zotuan sot edhe pesë milionë dollarë për pastrimin e mbetjeve të municioneve kasetore dhe të mbetjeve të tjera shpërthyese të luftës (ERW) në Kosovë. I paraparë të zbatohet brenda katër vjetëve (2020-2023), ky program pritet t’ia kthejë popullit të Kosovës së paku 4,298,442 metra katrorë tokë të rrezikshme. Ky është kontributi i vetëm më i madh i financimit për shkatërrimin e armëve konvencionale nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë që kur SHBA-ja filloi programin e saj në Kosovë në vitin 1996. Ky kontribut do t’i adresojë vendet me ndikim të lartë që janë të kontaminuara me municione kasetore dhe ERW, duke ua kthyer përfundimisht tokën e kontaminuar me mbetje të minave tokësore autoriteteve për ta adresuar me kapacitetin e tyre kombëtar, njofton Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Deri në fund të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara do të kenë kontribuar në kthimin e së paku 4,288,561 metrave katrorë tokë që nga tetori i vitit 2016. Ndryshe, Programi i Shteteve të Bashkuara për armë konvencionale në Kosovë zbatohet nga HALO Trust [TrusTit HALO] dhe Norwegian People’s Aid [Ndihma e Popullit Norvegjez] (NPA) me mbështetje të Qendrës së Kosovës për Veprim ndaj Minave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …