Kryediplomati amerikan, Antoni Blinken i ka ndërlidhur trazirat në Shri Lankë me luftën në Ukrainë

Duke folur për trazirat e dhunshme në Shri Lankë, shefi i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Blinken i ka ndërlidhur ato me luftën në Ukrainë dhe ndërprerjen e eksportimit të drithërave të saj drejt shteteve të ndryshme. Ai ka theksuar se kufizimi i Rusisë në eksportet e grurit ukrainas mund të ketë kontribuar në trazirat e Shri Lankës dhe se trazira të tilla mund të kemi edhe në shtete tjera anekënd botës. “Ajo që po shohim në mbarë botën është rritja e pasigurisë ushqimore që është përkeqësuar ndjeshëm nga agresioni rus kundër Ukrainës” ka theksuar mes tjerash shefi i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Blinken.

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimi i Uk Lushit: “Kurti e di verdiktin e Speciales”, por mungojnë provat publike

Një deklaratë e bërë nga aktivisti dhe veprimtari në Shtetet e Bashkuara, Uk Lushi, ka …