Kadri Veseli

Kryekuvendari Kadri Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me ftesë të Partisë Demokratike, kryetari Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara. Gjate qëndrimit disaditor në SHBA, kryetari Veseli pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Shtetit amerikan dhe personalitete të  tjera nga  shtete të ndryshme të botës, që marrin pjesë në  nominin  zyrtar të kandidates, Hillary Clinton për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …