Një sulm bombë ndodhi në një restorant në qytetin Ansbach afër Nurembergut

Një sulm bombë ndodhi në një restorant në qytetin Ansbach afër Nurembergut

Burimet e lajmeve në Gjermani kanë bërë të ditur se një sirian i moshës 27-vjeçare, ka hedhur vetën  në erë duke zbrazur bombën, në një restorant në qytetin Ansbach afër Nurembergut, me ç’ rast ka lënë të plagosur 12 veta, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Është ky sulmi  i katërt i këtij lloji, në Gjermani, gjatë katër ditëve të fundit. “Kemi qenë në kompleksin ku po mbahej festivali. Aty ishte duke përformuar një bend kur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Menjëherë të gjithë u kthyem për të shikuar se çfarë ndodhi, dhe aty pamë se një anëtarë i sigurisë po vraponte drejt hyrjes ku po qëndronin të shtrirë dy persona”, ka deklaruar dëshmitari Kevin Kriger. Sulmuesi mund të ketë lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik,  edhe pse deri më tani nuk ka ndonjë provë konkrete lidhur me këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …