Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Kryekuvendari Konjufca ka thënë se BE-ja ka bërë një hap të gabuar me propozimin e saj për AKS

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka vlerësuar hap të gabuar të Bashkimit Evropian propozimin e draftit për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ai ka theksuar më tutje se nuk i ka takuar BE-së ta propozojë një projekt-statut të tillë dhe ka shtuar rendi normal i gjërave është që Republika e Kosovës ta prezantonte një statut të tillë. “Kjo ka të bëjë kryesisht me faktin që procesi ndoshta ngeci. Marrëveshja e Ohrit nuk u nënshkrua nga ana e Serbisë. Pastaj ndodhi sulmi terrorist dhe akti i agresionit të Serbisë mbi Kosovën, në fshatin Banjskë më 24 shtator. Pastaj bashkësia ndërkombëtare e kuptoi që ndoshta kjo për një periudhë mjaft të gjatë do ta bllokojë procesin politik dhe procesin e dialogut me Serbinë. Pikërisht për këtë arsye janë ngutur që ta propozojnë një statut, duke ia marrë një kompetencë vetë Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Kjo nuk i takon Bashkimit Evropian. Askund, në asnjë dokument kredibil, në të cilin bazohet edhe krejt procesi i negociatave, nuk thuhet që propozimi i statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe është kompetencë e Bashkimit Evropian” ka deklaruar për Zërin e Amerikës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …