Me 14 dhjetor 2023 bëhen 25 vjet nga rënia heroike e Komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Në 25 vjetorin e rënies heroike të Heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, si dhe 181 Dëshmorëve të Kombit te kësaj Brigade, organizohet Akademi Përkujtimore. Akademia Përkujtimore mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë me datën 14 dhjetor 2023 duke filluar në orën 17:00.

Më 14 dhjetor bëhen 25 vjet nga rënia heroike e Komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Njesitit prej 154 luftëtarëve me elitë të UÇK-së që vinin nga ZO e Drenices, ZO e Pashtrikut dhe ZO e Nerodimes i’u printe Komandanti Mujë Krasniqi. Njesiti, pas qendrimit disa javore ne Shqiperi, k’u kishim shku per tu furnizu me armë dhe municione, për vete dhe shokët që i pritnin nëpër frontet e luftës, ishin të domosdoshme për vazhdimin e luftës deri në Çlirimin definitiv të Kosovës, kishin vendosur të hynin ne Kosovë. Më 14 dhjetor 1998, në vendin e quajtur Likenet e Hasit, në malet e Pashtrikut, ranë për të mos vdekur kurrë Dëshmorët e Kombit:

– Mujë Krasniqi-Kapuqi,

– Afrim Musliu,

– Qenë Qenaj,

– Agim Mziu,

– Agron Mehmeti,

– Ali Krasniqi,

– Arben Hyseni,

– Astrit Bytyçi,

– Bashkim Krasniqi,

– Bekim Bytyçi,

– Beqir Gashi,

– Besim Qarri,

– Enver Olluri,

– Fadil Rashiti,

– Faton Gjylani,

– Gani Elshani,

– Gani Zogaj,

– Hafir Bajrami,

– Haki Prokshi,

– Hazir Selimaj,

– Hysen Bujupi,

– Hysni Kajtazi,

– Ilir Asllani,

– Isa Morina,

– Isa Olluri,

– Kadri Ademaj,

– Kadri Gashi,

– Luljeta Shala,

– Mentor Ibriqi,

– Mevlan Hoxha,

– Muhamet Dervishi,

-Naser Kelmendi,

– Qamil Olluri,

– Ramadan Elshani,

– Rifat Mziu,

– Selim Selimi,

– Sylejman Elshani,

– Veli Ballazhi,

– Avni Kutllovci,

– Xheladin Xheladini dhe

– Maliq Karaqica.

LAVDI>

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …