leoni

Kadri Veseli

Kryekuvendari Veseli ka përshëndetur deputetin Azem Syla, për aktin e dorëheqjes së tij nga posti i deputetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së e ka përshëndetur deputetin Azem Syla, për aktin e dorëheqjes së tij nga posti i deputetit. “Përshëndes dhe përgëzoj deputetin e Kuvendit të Republikës Kosovës, z. Azem Syla, për aktin fisnik të dhënies së dorëheqjes prej mandatit të deputetit për t’i hapur plotësisht rrugën organeve të drejtësisë në procesin e zbardhjes dhe trajtimit të çështjes së hapur ndaj tij. Me këtë veprim ai po vendos një precedent të ri të qytetarisë dhe përgjegjësisë publike që duhet të shërbejë si standard dhe model për të gjithë ata që gjenden në rrethana të ngjashme. Prandaj, unë inkurajoj të tjerët aktorë politikë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, që gjenden para akuzave apo kanë çështje të tilla të hapura me drejtësinë, që të ndjekin rrugën e njëjtë dhe të tërhiqen nga detyrat e rëndësishme që kanë në mënyrë që ta lënë drejtësinë sa më të lirë në përmbushjen e detyrës së vet”, ka thënë Veseli në deklaratën e tij për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …