leoni

Kryekuvendarja Osmani i ndan mirënjohje delegatëve të Deklaratës së 2 Korrikut që artikuluan pikësynimin për liri

Kryekuvendarja Osmani i ndan mirënjohje delegatëve të Deklaratës së 2 Korrikut që artikuluan pikësynimin për liri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovë, Vjosa Osmani, ka ndarë mirënjohje për përfaqësuesit e legjislaturës e cila, para dyerve të tempullit të lirisë, e ka artikuluar qartë pikësynimin e pathyeshëm për liri në Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990. Sipas saj, deklarata e miratuar nga 114 delegatët e asaj kohe ishte akti politik dhe juridik me të cilin Kosova përfundimisht nuk pranoi t’i nënshtrohej hegjemonisë dhe i hapi udhë artikulimit të shtetësisë së Kosovës, e cila u konkretizua me Kushtetutën e Kaçanikut, të 7 shtatorit të po atij viti. Osmani ka thënë themelet e shtetit të Kosovës qëndrojnë edhe mbi Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …