Brickos

Edi Rama: Si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri kur gënjejnë hapur, sikur bëri Top Channel

Kryeministri Rama: Çdo ankesë e anëtarëve të koalicionit do të trajtohet në kohë reale

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e të shtunes në Korçë për dëgjesën e radhës me qytetarët. Sikurse në takimet e tjera, Rama e ka vënë theksin tek rëndësia e këtyre dëgjesave për të formuar koalicionin mes qeverisë dhe qytetarëve. “Këto dëgjesa kanë diçka pozitive, të kemi një pamje të pasqyrës social-ekonomike në funksion të çdo komuniteti. Sepse ne duam të kemi një koalicion PS dhe njerëzit e zakonshëm”, ka thënë Rama.  Kreu i qeverisë ka bërë me dije se kabineti i tij po përgatit një platformë ku të gjithë janë të ftuar të regjistrohen.  “Çdo ankesë e anëtarëve të koalicionit do të trajtohet në kohë reale. Mbrapa ekranit do të jetë një armatë që do të merret me çdo çështje të anëtarëve të koalicionit”, ka thënë Rama. Ai ka premtuar edhe krijimin e një portali të posaçëm, që sipas tij nuk do të jetë një portal ku njerëzit të qajnë hallet, por ku do të mund të marrin pjesë në vendimet politike.  Kryeministri ka shtuar se online, qytetarët do të mund të bëjnë interpelancë me ministrat e qeverisë së tij. “Ata që do të jenë të regjistruar në koalicion do të kenë akses për vendime qeverie dhe projektligje”, ka vijuar Rama. Një tjetër çështje e prekur prej tij, pas ankesave të qytetarëve, ka qenë ajo e pronave. “Të bëjmë hartën e unifikuar. Tek harta aktuale të del sikur je i mbivendosur, por në terren nuk rezulton i tillë”, ka thëksuar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …