Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti bënë thirrje që të votohen kandidatët e partisë politike që ai drejton

Kryeministri, Albin Kurti me anë të një video mesazhi ka bërë thirrje që në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, të votohen kandidatët e partisë politike që ai drejton. “Udhëkryqi para këtyre zgjedhjeve është i tillë: nga njëra anë kandidatët e VETËVENDOSJE!-s me zgjidhje optimale për probleme reale, nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot, me shpresë që nesër të zhvasin përsëri. Aktivist i dashur! Tash që i ke ndezur motorat, ndezi edhe turbinat, e në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim” ka deklaruar mes tjerash kryeministri, Albin Kurti, që është edhe lider i partisë politike, Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …