Kryeministri, Albin Kurti drejtoi kritika ndaj sistemit të drejtësisë dhe lavdëroi punën e Qeverisë

Kryeministri, Albin Kurti sot ka drejtuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë Vetëvendosje, ai ka theksuar se as pas 30 javësh prej sulmit terrorist në Banjskë nuk ka aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq. “Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjskë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist që na vrau rreshterin dhe heroin Afrim Banjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të ishte problem se lere më java e 30-të në të cilën hyjmë sot” theksoi shefi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Gjatë fjalimit të mëtutjeshëm ai lavdëroi Qeverinë që drejton dhe theksoi se gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …