KEK
Fillimi / Lajmet / Kryeministri, Albin Kurti e nderon policin Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës
Kryeministri, Albin Kurti e nderon policin Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Kryeministri, Albin Kurti e nderon policin Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës. Një buqetë lulesh u vendos sot në nderim të veprës së pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, i cili më 26 korrik 2011 humbi jetën në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Në përvjetorin e 10-të rënies në krye të detyrës të Enver Zymberit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i tij. Në vizitë te familja Zymberi në Dubovc të komunës së Vushtrrisë, kryeministri Kurti me babain e Enverit, Muharrem Zymberi, rikujtuan ngjarjet e korrikut 2011, dhe bisedat e fundit të Enverit me familjen. Kryeministri tha se Enver Zymberi është shembulli më domethënës i policëve tanë, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga paslufta kemi qenë nën administrimin ndërkombëtarë

Albin Kurti ka mohuar se Qeveria e Kosovës është e gatshme të hapë arkivat e UÇK-së, pavarësisht çka kishte thënë më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar se Qeveria të cilën ai e drejton është ...