Kryeministri, Albin Kurti, priti në Prishtinë, zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Molly Montogomery

Kryeministri, Albin Kurti, priti në Prishtinë, zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Molly Montogomery

Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në Prishtinë, zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Molly Montogomery. Zëvendës ndihmësja e sekretarit të Shtetit, Molly Montgomery në këtë takim ka theksuar marrëdhënien ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën, e veçanërisht lidhjen e fortë personale që Presidenti Biden ka me Kosovën. Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ajo ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen në çështjen e strehimit të qytetarëve afganë. Kryeministri Kurti ka deklaruar se kjo ndihmë ishte obligim humanitar i Kosovës, duke shtuar se Kosova dëshiron t’i qëndrojë në krah ShBA-ve, si aleat strategjik.

Kontrolloni gjithashtu

FSK dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin në kërkim-shpëtim

Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë e Republikës së Turqisë, Forca e Sigurisë së Kosovës …