Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj i është përgjigjur, siç e ka quajtur ai “komandantit të ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të

Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit: Nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty

Kryeministri Haradinaj i ka dërguar mesazhe kryetarit Hashim Thaçi, por edhe kryetarit serb Aleksander Vuçiq për çështjen e kufijve e të territorit. Haradinaj, në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së në Deçan, ka thënë se ushtria e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj, prandaj kurrë nuk do të rrezikohet veriu i vendit, e as serbët në këtë zonë. “Veriu është i yni, nuk mund ta sulmojmë”, ka thënë ai. Kryeministri i është përgjigjur Vuçiqit, i cili se fundmi ka thënë se serbët në veri janë në rrezik nga institucionet shqiptare. Mirëpo, sipas Haradinajt, nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty. “Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”, është shprehur Haradinaj. Ai i bëri thirrje presidentit Thaçi që të mos tentojë të mashtrojë popullin me çështjen e ndryshimit të kufijve.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …