Kryeministri Haradinaj

Kryeministri Haradinaj ka thënë se është pritur dhjetë vite për t’i thënë EULEX-it që të shkoj nga Kosova

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se është pritur dhjetë vite duke i kërkuar EULEX-it që të shkoj nga Kosova dhe tani nuk po gjendet zgjidhja për një situatë vendore. Këtë deklaratë Haradinaj e bëri gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit kur po shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Haradinaj kërkoi nga deputetët e opozitës që ta shqyrtojnë sot Projektligjin në lexim të parë e mandej për lexim të dytë do të vendosin kur të jenë të gatshëm ata.

“Po ju siguroj që Qeveria ka ardhur të kërkoj nga ju që të mos krijohet vakumi dhe të mos japim një porosi të keqe. Mos e humbni mundësinë që në lexim të parë ta trajtoni sot e pastaj nëse ju duhet 1 javë ditë po vendosim bashkë pa problem. Ne kemi prit për 10 vite duke i thënë EULEX-it shkoni shkoni dhe nuk ka logjikë nëse nuk e bëjmë kështu. Tani ka ndodhur de facto e ne nuk jemi të zot ta kalojmjë edhe ligjërisht një situatë vendore”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …