Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thirrur ministrat në një mbledhje të mërkurën për të shqyrtuar 11 pika të rendit të ditës. Mbledhja e qeverisë do të mbahet në orën 14:00. Sipas rendit të ditës, aty pritet të merret vendim për Shoqatën e të Burgosurve Politik të Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për vitin 2020. Një vendim tjetër që pritet të merret ka të bëjë me një kërkesë të Komunës së Bujanocit për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e projektit “Aftësimi profesional të të rinjve të Komunës së Bujanocit”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
