leoni

Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

Kryeministri Haradinaj thotë se sa po të formohet Ushtria e Kosovës, vendi do të aplikon për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se sa po të formohet Ushtria e Kosovës, vendi do të aplikon për anëtarësim në NATO, edhe pse kjo e fundit u shpreh qartazi kundër kësaj nisme vetëm pak ditë më parë. “Pas votimit të ligjeve më 14 dhjetor do të bëjmë atë që bën çdo vend tjetër që ka një ushtri, anëtarësimin në NATO, siç bëri Shqipëria”, u shpreh Haradinaj. “Deklarata e Stoltenberg nuk ishte saktësisht kundër formimit të Ushtrisë, por disa vende të NATO-s janë shprehur kundër, sepse brenda NATO-s ka disa qasje”, ka thënë ai. Haradinaj madje është i bindur që Kosova do të bëhet më parë pjesë e Aleancës ushtarake se sa asaj politike. “Në NATO do të futemi më shpejt se sa në Bashkimin Europian. Ne i kemi bërë detyrat tona edhe për liberalizimin e vizave. Por pala tjetër me sa duket jo”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …