Sot qëndruan për një vizitë në Radion Kosova e lirë, Sylejman Neziri, Burim Piraj dhe Nexhat Hasani

Sot qëndruan për një vizitë në Radion Kosova e lirë, Sylejman Neziri, Burim Piraj dhe Nexhat Hasani

Sot, në orët e pas ditës, qëndruan për një vizitë në Radion Kosova e lirë, Sylejman Neziri, drejtor i Plus Center,  në Ferizaj, Burim Piraj,  pronar i Fabrikës së Përpunimit  të mishrave “Meka” dhe Nexhat Hasani  kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës.

Gjatë vizitës, Burim Piraj, pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, e cila gjendet në fshatin Pllavë të komunës së Dragashit, u bisedua për mbarëvajtjen e biznesit të tij. Drejtori,  Piraj, ka arritur që punëtorëve, t’iu japë një rrogë shtesë, pagën  e 13-të, me premtime se në të ardhmen mund t’iu japë edhe pagën e 14-të, për punën e tyre gjatë një viti.

Sot qëndruan për një vizitë në Radion Kosova e lirë, Sylejman Neziri, Burim Piraj dhe Nexhat Hasani

Drejtor i Plus Center,  në Ferizaj, z. Sylejman Neziri lavdëroi vendimin  e Qeverisë  Haradinaj për vendosjen e taksës 100% të produkteve nga Serbia, duke saktësuar  se ai ishte ndër të parët në Kosovë,  që nuk kishte pranuar të blejë e të shesë produkte nga Serbia. Z. Neziri me këtë rast ka ftuar tregtarët e Kosovës që të blejnë prodhimet vendore e të shteteve të tjera, por jo ato të Serbisë, të cilat tashmë janë reduktuar në maksimum. Ndërsa kryetari i  Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, z. Nexhat Hasani  kishte vërejtje rreth tarifës së lartë, që ka filluar ta aplikojë Shteti shqiptar,  për bizneset e Kosovës. Ai po ashtu u ka bërë thirrje prodhuesve të vendit që të veprojnë me maturi dhe përgjegjësi në këtë situatë.

Të tre biznesmenët  kanë kërkuar nga prodhuesit e  tjerë të vendit që të mos e shfrytëzojnë situatën dhe të rrisin çmimet e prodhimeve të tyre. Mendimi i përgjithshëm ishte se  bllokada që po iu bëhet prodhuesve nga Serbia është legjitime, përderisa është fjala për një Shtet që ka kryer  krime lufte dhe gjenocid në vendin tonë, nuk e njeh Shtetin tonë dhe nuk ka kërkuar falje për krimet, për më tepër po ndërmerr fushata kundër pavarësisë së Kosovës dhe pranimit të saj në organizata ndërkombëtare.

Serbia duhet të kuptojë më në fund se Kosova nuk është më koloni e Serbisë, por është një shtet i pavarur, i cili vetëqeveriset duke marrë për bazë interesin e shtetit të vet dhe të qytetarëve.

Biznesmenët: Sylejman Neziri, Burim Piraj dhe Nexhat Hasani, u pritën në takim nga drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet  Qeriqi dhe përgjegjësit e  marketingut të Radios, Jeton Syla e Naile Syla.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …