Kryeministri Hoti ka pritur sot në takim policët e plagosur në krye të detyrës, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj

Kryeministri Hoti ka pritur sot në takim policët e plagosur në krye të detyrës, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim policët e plagosur në krye të detyrës, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, të kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë vendit. Me këtë rast, ai tha: “Sot po takojmë dy policët që janë lënduar, kanë pësuar në krye të detyrës dhe përmes këtij takimi të dy policëve, takojmë simbolikisht të gjithë ata policë që janë lënduar në krye të detyrës, si shenjë respekti që shteti i Kosovës ka për ata që janë duke kryer detyrën shtetërore për sigurinë e qytetarëve, për sigurinë publike, që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”. Më tej Hoti, teksa vlerësoi punën e zyrtarëve policorë, tha se çdo ditë që dalin në mëngjes, ata përshëndeten me familjen duke mos ditur se si do të kthehen në mbrëmje dhe kjo tregon një përkushtim të lartë që kanë këta zyrtarë shtetërorë në punën e tyre të përditshme.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku kritikon VV’në për meritat mbi liberalizimin e vizave

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Hekuran Muratit …