Brickos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë. Në takim u diskutua për procesin e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë dhe Aneksin e Zbatimit nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel dhe ai i 18 marsit në Ohër ndërmjet të dyja shteteve. Kurti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, të cilët theksuan se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit duhet të zbatohen pa kushte, pa vonesa dhe në mënyrë të plotë. Gjithashtu, u përmend nevoja që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme që po i bën marrëveshjes. Procesi i dialogut do të vijojë me takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve që pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …