Kryeministri në detyrë në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, i ka uruar Erion Veliaj fitore në zgjedhjet e 14 majit

Kryeministri në detyrë në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, i ka uruar Erion Veliajt fitore në zgjedhjet e 14 majit

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka uruar Erion Veliajt fitore në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, Abazoviq thotë se Veliaj është një person i cili ka futur shumë inovacione në jetën politike me pasionin e tij dhe energji duke promovuar vlera universale, të cilat janë jo thjesht të mira vetëm për Tiranën, por për të gjithë rajonin. Hej Tirana. Përshëndetje nga Mali i Zi! Kjo video i dedikohet vëllait tim, Erionit. Një përkrahje nga Mali i zi për të në zgjedhjet lokale, të cilat mbahen më 14 maj. Erioni është një person i cili ka futur shumë inovacione në jetën politike me pasionin e tij dhe energji, promovon vlera universale, të cilat janë jo thjesht të mira vetëm për qytetin e tij, për Tiranën, por për të gjithë rajonin. Shpresoj se shumë shpejt do të festojmë së bashku dhe në të ardhmen do të bëjmë gjëra të mira. Eri të uroj sukses dhe përshëndetje për të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi!”, deklaron Dritan Abazoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …