Ndërtimi i objekteve kolektive nga serbët në lagjet e shqiptarëve në veri të vendit po shihet si kolonizim dhe spastrim etnik

Të dhënat e sigurisë në Kosovë tregojnë se Serbia po i rihap zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në veri të Kosovës

Të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë tregojnë se Serbia është duke i rihapur zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të saj në veri të vendit tonë. Sipas të dhënave të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, në katër komuna të veriut të Kosovës, me shumicë serbe, që nga 11 maji i këtij viti janë vendosur zyrat e MPB-së së Serbisë, të cilat dikur kanë qenë funksionale deri në vitin 2013. Sipas të njëjtave të dhëna, selia kryesore e MPB-së do të jetë në Zveçan, afër shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”. Serbia kishte strukturat e saj të sigurisë në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe në Leposaviq deri në vitin 2013. Pas marrëveshjes së arritur në dialogun e Brukselit, ato u integruan në institucionet e Kosovës, kryesisht në Policinë e Kosovës. Mirëpo, pothuajse të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb dhanë dorëheqje në fund të vitit të kaluar, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave që qarkullojnë në veri me tabela që i lëshon Serbia. Serbia e mbështeti këtë veprim dhe në këmbim u dha të gjithëve kontrata me paga të njëjta siç i kishin marrë nga institucionet e Kosovës. Në ato kontrata, ndër të tjera, shkruhet se duhet të punojnë për të mirën e komunitetit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …