Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti lëvizjen e opozitës një “vetëvrasje perfekte politike”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti lëvizjen e opozitës një “vetëvrasje perfekte politike”

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama dhe kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilluan sot një takim me banorë të kësaj njësie pranë Komunës së Parisit. Duke u ndalur në zhvillimet politike, Kryeministri Rama, ndërsa e quajti lëvizjen e opozitës një “vetëvrasje perfekte politike”. Ai shprehu edhe njëherë bindjen se shqiptarët janë të përgjegjshëm për vendin dhe të ardhmen e tyre. “Tani kanë filluar ta kuptojnë që nuk është shaka. Kanë filluar ta kuptojnë që s’është aventurë të shkosh pas berihait. Janë gjithë ata që kanë shkuar në burg. E për kë shkojnë? Për çfarë? Më ekzemplari ishte rasti në Shkodër. Ai i mori, i çoi te shkolla dhe kur shkoi, tha, unë ika t’i qetësoj. Ndërsa ata ngelën në burg. Faktikisht, të gjithë ata që kanë shkuar dhe sot nuk flenë në shtëpi janë njerëz ose budallenj, ose e kanë shumë sinqerisht deri në naivitet. Këta që i fusin vazhdojnë flenë në shtëpi. Pastaj nuk është puna se, ja ta marrim teorikisht, po shkon po bllokon. Sa do bllokosh? Do shtyhen zgjedhjet në një pikë? Po, por është përsëri e njëjta gjë. Nuk është se po u shtynë në një pikë, do vish e do futesh ti. Nuk futesh dot më. Janë po ato zgjedhje, është po ai regjistrim, janë po ata kandidatë. S’ke ku shkon fare. Është vetëvrasje perfekte që vetëm verbëria dhe mungesa totale e sensit politik mund ta bëjë këtë,” – theksoi Kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …