Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi hakerët iranianë publikuan të dhënat e udhëtimeve të tij jashtë vendit

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar pasi hakerët iranianë publikuan të dhënat e udhëtimeve të tij jashtë vendit. Rama ironizon reagimin e Sali Berishës, i cili ngriti akuza për udhëtimet me charter të Ramës. Ai shton se avioni që përdor nuk është një çarter komercial, por një avion shpenzimet e të cilit janë brenda buxhetit. Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre! Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një çarter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë! Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitairnianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri, shkruan Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …