Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar në Berlin për një takim me kancelaren, Angela Merkel

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar në Berlin për  një takim me kancelaren gjermane,  Angela Merkel. Ky takim i Ramës është në vijim të vizitave për mirë-organizmin dhe mbledhjen e fondeve në kuadër të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt. Gjithashtu në fokus do të jetë edhe çështja e çeljes së negociatave. Po ashtu në këtë takim kreu i qeverisë do ta njohë kancelaren me progresin e Shengenit ballkanik, ndërkohë që pas Berlinit, Rama do udhëtojë drejt Brukselit ku do të takojë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …