Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar serinë e takimeve bilaterale, në Nju Jork, nesër kryeson mbledhjen e KS të OKB-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar serinë e takimeve bilaterale,  në Nju Jork,  me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zajed. Ai shkruan me këtë rast  se në takim u fol për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA-s, Sheik Al Nayan. Kryeministri Edi Rama në Nju Jork po  shoqërohet  nga ministri Punëve të Jashtme Igli Hasani.  Nesër në orën 11.00, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama kryeson drejtimin e mbledhjes të Këshillimit Sigurimit ku për të dytën herë  gjatë vitit të fundit Shqipëria mban presidencën. Pritet që kësaj seance me debat e kryesuar nga Shqipëria, t’ i bashkohet edhe presidenti Ukrainës Vladimir Zelenski. Tema për diskutim në këshill do të jetë: Mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …