Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, z. Sunak

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, z. Sunak

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, z Sunak,  lidhur me situatën e emigrantëve shqiptarë që kalojnë kanalin. Sipas Ramës, kryeministri britanik i ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me akuzat që kanë dalë nga politikanët britanikë kundër shqiptarëve. “Kam pasur një bisedë jo të shkurtër me Kryeministrin e Britanisë së Madhe. Më shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur për deklaratat e pa menduar dhe të lëshuar në raport me Shqiptarët. Kemi diskutuar për këtë çështje dhe jo vetëm për këtë. Nuk kemi folur për asgjë të re. Për të bashkuar forcat, kam përsëritur të gjitha këto që kam thënë.” “Shpresoj që do kemi një këmbim vizitash. Nuk ka ndodhur që të ketë një vizitë bilaterale. Ka ardhur në Shqipëri edhe  Tonny Blair por për çështje të tjera”, tha Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …