Brickos

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në krye të një delegacioni qeveritar ka filluar vizitën dyditore, zyrtare, në Turqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në krye të një delegacioni qeveritar ka filluar vizitën dyditore, zyrtare, në Turqi.  Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoğan, delegacionin nga Shqipëri e ka pritur me ceremoni zyrtare.  Në delegacionin e Shqipërisë për veç kryeministrit, Edi Rama  ndodhen edhe ministri i Mbrojtjes Bledi Çuçi,  Ministrja e transporteve dhe infrastrukturës Belinda Balluku, ministria e arsimi,t Evis Kushi,  zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Gent Tare si dhe drejtori policisë së shtetit, Ardi Veliu. Lidhur me këtë vizitë  dy ditore në Turqi, kryeministri, Edi Rama ka thënë se  vizita është bërë me ftesë të Presidentit Erdoğan dhe ka  hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive, pasi  edhe janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik. Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …