Edi Rama

Kryeministri, i Shqipërisë, Edi Rama përcolli si mesazh një strofë të klerikut atdhetar, Hafiz Ali Korça

Kryeministri, i Shqipërisë, Edi Rama përcolli sot fjalët e shenjta nga kleriku, mësuesi e atdhetari, Hafiz Ali Korça, në një mesazh për solidaritet dhe kontribut në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili godit Shqipërisë dhe la pas shumë pasoja, humben e jetëve të 51 qytetarëve dhe shkatërrimin e mijëra banesave e ndërtesave. Ai ke këtë rast ka cituar një strofë të Hafiz Ali Korçës ku ai ka shkruar:

Feja myslimane, mos kurse të thotë as shpirt,

As fëmijë fare, as gjë në botë,

po shkriji të gjitha veç shpëto Atdhenë,

Se n’atdhe të dashur mundet ta mbash fenë”.

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, i madh ka qenë solidariteti nga shqiptarët, por edhe nga vendet e rajonit dhe ato partnere, ndërsa vendi bëhet gati të nisë Programin e Rindërtimit. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …