leoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Elbasanin dhe përcolli mesazhin e tij të urimit në Ditën e Verës për të gjithë shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Elbasanin dhe përcolli mesazhin e tij të urimit në Ditën e Verës për të gjithë shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama vizitoi  sot qytetin e Elbasanit dhe përcolli  mesazhin e tij të urimit në Ditën e Verës për të gjithë shqiptarët. Ju uroj të gjithëve një rikthim të mbarë në ditët me diell dhe në stinët që sjellin më shumë optimizëm, por në Shqipërinë turistike që po zhvillohet vit pas viti sjellin patjetër edhe më shumë ekonomi. Më vjen mirë që në pragun e kësaj stine ne kemi disa lajme shumë të mira për ata që punojnë e besojnë te puna, duke filluar me pagën minimale, e cila përtej të gjitha programeve elektorale të të gjitha partive dhe parashikimeve më optimiste, është e mundur sot që të ngrihet në 40 mijë lekë, vendim ky që do të zbatohet nga muaji prill nga të gjitha kompanitë private dhe strukturat shtetërore. Kemi një proces të vetvetishëm që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera për të pasur një pagë mesatare më të lartë se ajo që kemi sot. Presim  lajme të mira për rezerva nafte dhe gazi në Shqiprag. Shpresoj shumë se kjo do të na japë një frymëmarrje dhe sigurisht do të ndikojë drejtpërdrejt në nivelin e jetesës, buxhet, investime, por edhe te pagat”, deklaroi, Edi Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …