Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se gjendja në arsim nuk është e mirë. Sipas tij për këtë sektor duhet shumë punë. Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë pas një takimi me ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi. “Sektori i energjisë na ka marr shumë punë, por tash e kemi në prioritet arsimin. Vlerësimi i testit PISA që do të mbahet prill ose maj, një pjesë e përgjegjësisë bie për këtë për kryetarët e komunave, drejtorët e arsimit e deri tek arsimtaret”, ka thënë Haradinaj. Ai ka folur edhe për sigurinë dhe dukurinë e përdorimit të drogës nëpër shkolla. Sipas tij, ende vazhdon prania e qytetarëve që shpërndajnë drogë në shkolla ndërsa ka folur edhe për paralajmërimet për greva nga mësimdhënësit. Haradinaj tha se rritja e pagave 4 përqind është në kuadër premtimit. “Premtimi elektoral për paga po, por edhe përgjegjësia duhet kërkuar”, tha Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …