Kryeministri, Kurti

Kryeministri, Kurti, ka paraqitur pikat e rezolutës lidhur me moslejimin e mbajtjes së Referendumit të Serbisë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur para deputetëve tetë pikat e rezolutës lidhur me referendumin e Serbisë në Kosovë. Kuvendi i Republikës së Kosovës si përfaqësues i qytetarëve të Kosovës shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Kosovë, cenon rendin Kushtetutës dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtimin me Kushtetutën, Ligjet e Kosovës dhe normat dhe praktika ndërkombëtare. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cedimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Republikës së Kosovës. Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës sikundër edhe përfshirja e grupacioneve dhe strukturave ilegale në një organizim të tillë për bën sjellje të qartë të Kushtetutës dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës si dhe praktikave ndërkombëtare Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrumenatlizuar dhe keqpërdorur qytetarët serbë të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Republikës së Kosovës, ka saktësuar kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …