Kryeministri, Kurti, për 16 ditë sa ka qëndruar në Amerikës për vizitë zyrtare. i merr 5. 280 euro mëditje nga buxheti

Kryeministri, Kurti, për 16 ditë sa ka qëndruar në Amerikë për vizitë zyrtare, i merr 5. 280 euro mëditje nga buxheti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për 16 ditë sa ka  qëndruar në Shtetet e Bashkuara Amerikës për vizitë zyrtare,  i merr 5. 280 euro mëditje nga buxheti  Zyrtarët e institucioneve shtetërore marrin mëditje për çdo ditë që qëndrojnë jashtë Kosovës, si pasojë e një vendimi të lëshuar nga Ministria e Financave në vitin 2018. Mëditja për një ditë të qëndrimit në ShBA është 330 euro. Kurti, në këtë vizitë, po shoqërohet nga shefi i stafit në Zyrën e Kryeministrit, Luan Dalipi dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi. Edhe këta dy të fundit nga mëditjet do të marrin nga 5,280 euro. Kurti  gjatë 16 ditëve është takuar me  diplomatin Sullivan, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit, Joe Biden. Ai zhvilloi takime dhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë. Po ashtu, pati edhe vizita të me përfaqësues të kompanive të shumta, por jo me asnjërin nga krerët më të lartë të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …