Kryeministri Kurti

Kryeministri Kurti, rikonfirmoi synimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Programit “Partneriteti për Paqe” të NATO-s

Kryeministri, Albin Kurti,  ka pritur në takim oficerë të lartë që ndjekin Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes, të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Sipas njoftimit për media, Kurti ka thënë se Kosova rreshtohet me demokracitë dhe vlerat demokratike dhe është partner i besueshëm i miqve të saj që ndajnë të njëjtat vlera. Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve me shtetet mike e partnere, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimin Evropian e NATO-n, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ai theksoi synimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s, ndërsa veçoi rritjen e buxhetit për mbrojtje për 52 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …