Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, më 7 qershor do të qëndrojë për një vizitë në Beograd

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, më 7 qershor do të  qëndrojë për një vizitë në Beograd, kanë bërë të ditur  mediet në Serbi. Ministri Lavrov do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb që nga presidenti Aleksandër Vuçiç, ku pritet të diskutojë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë përballë kësaj situate. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi, që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë kur BE po përgatit skemën më të ashpër të sanksioneve deri më tani. Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe BE-ja ka rritur presionin ndaj Beogradit.  Vizita e  ministrit Lavrov do të jetë një mundësi për të sqaruar qëndrimin e Moskës për Kosovën, duke pasur parasysh deklaratat e fundit të kryetarit të Rusisë  Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët bënë paralele e krahasime mes pavarësisë së Kosovës  me situatën në Donbas, krahinë me shumicën e popullatës ruse e cila ka aspirata t i bashkohet Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …