leoni

Kryeministri Kurti u takua dhe bisedoi me anëtarë të Partisë Guxo të Donika Shvarcit dhe Alternativës së Mimoza Kusarit

Kryeministri, Albin Kurti u takua me anëtarë të Partisë Guxo, zëvendës-kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, si dhe kryetaren e Alternativës dhe kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila. Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e kryeministrit gjatë takimit  u diskutua mbi zhvillimet aktuale, arritjet dhe sfidat e përmbushjes së agjendës legjislative si dhe planet për të ardhmen, me fokus në agjendën legjislative në interes shtetëror dhe përtej vijave ndarëse politike. Në takim po ashtu u trajtuan edhe kërkesat dhe qëndrimet e opozitës aktuale në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin zgjedhor, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Ethem Çeku: James Rubin dhe zbardhja e së vërtetës mbi UÇK-në

Dëshmia e James Rubin mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shënon një moment kyç në konsolidimin …