Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Isni Kilaj u lirua nën kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të Gjykatës Speciale të datës 3 maj 2024

Ish-eprori i UÇK-së, Isni Kilaj u lirua nën kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Gjykatës Speciale,  të datës 3 maj 2024. Ky vendim u konfirmua edhe nga një Panel i Gjykatës së Apelit, më 13 maj. Në vendimin mbi rishikimin e paraburgimit të Isni Kilajt, gjykatësi i vetëm konstatoi se ende ekziston dyshimi i bazuar se Kilaj ka kryer, vetë ose së bashku me të tjerë, vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Ai konstatoi më tej se asnjë prej kushteve të paraqitura nga Mbrojtja e Kilaj dhe asnjë nga kushtet e tjera të vendosura nga Gjykatësi i Vetëm nuk mund të kufizojnë plotësisht aftësinë e Kilaj për të penguar ecurinë e procedurave dhe për të kryer vepra penale të tjera. Megjithatë, gjykatësi  arriti në përfundimin se zgjatja e paraburgimit të Kilajt, në rrethanat aktuale do të ishte e paarsyeshme, duke marrë në konsideratë prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën e tij për liri në rrethanat e zhvillimeve të reja.  Për këtë arsye, Gjykatësi vendosi që rreziqet që do të rezultonin prej lirimit të z. Kilaj nuk peshojnë më shumë se e drejta e tij themelore për liri, thuhet në komunikatën e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …