leoni

Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa dhe kryeministrit malazes, Dushko Markoviq u takuan në Shkodër

Jo zyrtarisht nga mediet në Shqipëri bëhet e ditur se në një nga hotelet e qytetit të Shkodrës pati një takim kokë më kokë mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit malazes, Dushko Markoviç. Takimi i paparalajmëruar është vënë re vetëm nga prania e automjeteve shtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi në parkimin para hotelit ku dy kryeministrat biseduan, transmeton top-channel. Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim se çfarë kanë diskutuar mes tyre, por mendohet se ky takim, në një zonë neutrale, mund të jetë për të biseduar çështjen e demarkacionit mes dy vendeve. Kryeministri malazes u largua pas dite nga ambientet e hotelit, në drejtim të Malit të Zi, ndërsa më pas ka lëvizur edhe eskorta e kryeministrit Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Jashari: Vetëvendosje po sillet sikur i ka mbi 50 për qind të votave

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka reaguar pas përfundimit të seancës së radhës në Kuvendin …