Kryeministri, Mustafa kërkon të përshpejtohet përmbushja e 8 pikave të KE

Kryeministri
i Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur sot përfaqësuesit e institucioneve të
ngarkuara për rrumbullakësimin e rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian
lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjatë
takimit, përfaqësuesit e njoftuan kryeministrin mbi të arriturat, duke vlerësuar
se është shënuar përparim i plotë në përmbushjen e shtatë nga tetë pikat e
rekomanduara nga Komisioni Evropian. Në takim u konstatua se ka mbetur ende e
pazgjidhur çështja e objektit të Avokatit të Popullit, si rezultat i mos-zhvendosjes
së Gjykatës Kushtetuese në Pallatin e Drejtësisë, ashtu siç ishte paraparë me
vendim të Qeverisë dhe të konfirmuar me letërkëmbimin e ish-kryetarit të
Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesit e institucioneve u pajtuan që deri më 15
janar do të përgatitet raporti final lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të
fundit të Komisionit Evropian nga ana e institucioneve të Republikës së
Kosovës, në mënyrë që më pas rezultatet konkrete t’i raportohen institucioneve përkatëse
të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …