Partia Demokratike e Kosovës nuk ka insistuar për ta vënë në jetë vendimin, që ka marrë Kryesia e kësaj partie lidhur me emërimin e Gani Kocit në postin e Ministrit të Drejtësisë. Shkak për këtë ka qenë mos pëlqimi nga kryeministri Isa Mustafa, i cili nuk lejon që në kabinetin e tij të jetë një ministër nga radhët e të burgosurve politikë të vitevee 80, kur Mustafa ishte zyrtar i lartë i regjimit komunist. Po ashtu Gani Koci ka qenë edhe kuadër i lartë i UÇK-së. Për shkak se PDK-ja nuk ka afruar tjetër kandidat, Mustafa mori vendin që Hajredin Kuçi do të vazhdojë ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, por në të njëjtën kohë të jetë edhe zëvendëskryeministër i parë. Këto dy poste Hajredin Kuçi i ka mbajtur edhe në ish- kabinetin e Hashim Thaçit.
Kontrolloni gjithashtu
William Walker, kritikon procesin gjyqësor, i cili po zhvillohet kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë
Ambasadori i OSBE-së, gjatë luftës në Kosovë, William Walker, kritikon procesin gjyqësor, i cili po …