Mbledhja Kosovë-Shqipëri

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e kabinetit të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë

Sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, pritet të  mbahet mbledhja e përbashkët e kabinetit të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë. Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen 10 marrëveshje të reja me interes për të dyja vendet në fushën e sigurisë, ekonomisë, mjedisit dhe aspekte të tjera me interes për Kosovën dhe Shqipërinë. Zyrtar të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se deri më tani ekspertët e të dyja vendeve kanë harmonizuar gjithë agjendën e mbledhjes së përbashkët dhe marrëveshjet që priten të nënshkruhen.

Agjenda e aktiviteteve:

10: 00 Mbërritja e Delegacionit Shqiptar në pikën Kufitare Vërmicë (priten nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala dhe Protokolli i Shtetit).

11:00 Mbërritja e Delegacionit Shqiptar në Bibliotekën Kombëtare

11:10 Pritja Ceremoniale e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

(Pas intonimit të Himnit Kombëtar të Shqipërisë dhe të Kosovës, Kryeministrat Mustafa dhe Rama prezantojnë kabinetet).

11:20 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

12:20 Nënshkrimi i Marrëveshjeve.

12:40 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …