Edi Rama

Kryeministri Rama përgënjeshtroi deklaratën e kryetarit, Macron se Shqipëria paguhet për akomodimin e afganëve

Një pjesë e 4 mijë refugjatëve afganë që do të vijnë në Shqipëri do të mbesin përgjithmonë këtu, ka thënë në një intervistë për të përditshmen franceze, Liberasion,  kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili ka përgënjeshtruar edhe deklaratën e presidentit Macron se Shqipëria paguhet për akomodimin e tyre. I pyetur nga korespondenti i kësaj gazete në Tiranë, për deklaratën e shefit francez të Shtetit, Rama është përgjigjur thatë: “Eshtë e pavërtetë”. Ai ka shpjeguar më pas se një pjesë e afganëve që kanë mbërritur kanë punuar në vendin e tyre për organizata jo qeveritare dhe kompani private dhe se janë ato që mbulojnë shpenzimet e tyre por pa i dhënë asnjë cent shtetit shqiptar. Edi Rama ka pohuar në intervistë se Amerika  i kanë propozuar Tiranës zyrtare financim për ngritjen e kampeve të refugjatëve , por se kjo gjë nuk është pranuar nga qeveria Shqiptare, sepse kampet janë dehumanizuese dhe krijojnë probleme me popullsinë ka thënë kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …