Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se diaspora i është gjetur Kosovës dhe e ka ndihmuar vendin me çdo mjet

Kryeministri, Ramush Haradinaj, thotë se pavarësia jeton në zemrat e gjithë qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen solemne të Qeverisë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, tha se pavarësia jeton te të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi secili e ka të kultivuar në këto 11 vite. “Edhe kjo qeveri e ka rrëfimin e vet. Ajo që mendoj me rendësi ta konfirmojmë është që me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjithë temat që janë përballuar. Ka shumë vendime dhe ligje e pako ligjore dhe vendime të mëdha si ishte ushtria, si ishte vendime për Trepçën”. “Ajo që dua të them është se në 10 vjetorin e dytë është periudha e konsolidimit tonë si shtet dhe e kemi edhe marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Serbinë dhe anëtarësimin ynë në NATO. Gjatë rrugëtimit tonë kemi hasur në sfida do sfidohemi, por Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa dhe do t’ua shpjegojnë partnerëve tanë që Kosova nuk ka mundësi të bëjë hapa prapa, sepse e dobëson Kosovën”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …