Televizioni “Al-Xhazia” ka bërë të ditur se kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendosjes së taksës prej 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka mori vizën amerikane, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në punimet e një konference për Ballkanin në fillim të shkurtit”, merr vesh “Al-Xhazira” nga burimet në Departamentin e Shtetit. Ndërsa gazetari raportoi nga Uashingtoni, se Haradinaj më parë kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në konferencën, e cila pritet të mbahet më 6 shkurt. Megjithatë, një burim nga Departamenti i Shtetit konfirmoi se Haradinaj nuk kishte marrë vizën për hyrje në SHBA shkaku i aplikimit të një takse ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, kurse mungesën e tij, për “Al-Xhazira” e konfirmuam organizatorëve të konferencës.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …