Ekaterina Trendafilova e ka caktuar përbërjen e panelit që do të vendosë lidhur me ankesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit

Kryeparja e Gjykatës Speciale, Trendafilova, provokon shqiptarët në Ditë-festën më të rëndësishme të kombit

Kryeparja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka zgjedhur ditën e sotme të festave më të rëndësishme të kombit, për të ardhur e paftuar dhe e pa pranuar në Kosovë. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë  vizitës së saj policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në Kosovë. Ende nuk dihet mirë  se cila do të jetë agjenda e ditës së kryetares së Gjykatës Speciale, Trendafilova. Dje Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion simbolik me rastin e ardhjes në Kosovë të kryetares së Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.  Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka bërë thirrje për mobilizim qytetar për protestën e nesërme, me qëllim për të shprehur pakënaqësinë kundër vizitës së Ekaterina Trendafilovës, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …