leoni

Kryepeshkopi, Mihajlo, thotë se Kisha Serbe është më shumë, një organizatë politike që vepron në emër të fesë

Kryepeshkopi, Mihajlo, thotë se Kisha Serbe është më shumë, një organizatë politike që vepron në emër të fesë

Mijëra besimtarë të udhëhequr nga priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe, kanë protestuar në disa qytete malazeze për disa ditë pasi autoritetet miratuan një Ligj të ri mbi Lirinë e Fesë  Besimin dhe Statusin Ligjor të Komuniteteve Fetare. Ligji parashikon kthimin në gjendjen e objekteve fetare dhe tokës së përdorur nga komunitetet fetare në territorin e Malit të Zi, të cilat thuhet se janë ndërtuar nga shteti ose në pronësi të shtetit deri më 1 dhjetor të vitit 1918.

Mitropoliti ortodoks Malazez, Mihajlo,  konstaton se nuk ka dicka  të padrejtë në ligjin e ri të qeverisë malazeze, duke akuzuar Kishën Ortodokse Serbe për nxitje të destabilitetit në vend. Në një interivistë për “Al-Xhazira”, ai thotë se nuk është befasuar nga sjellja e Kishës Ortodokse Serbe, e cila u ka  bërë thirrje besimtarëve të protestojnë, pasi Mali i Zi miratoi një Ligj të ri për Lirinë e Fesë? Nuk u befasova nga reagimi i tyre, ai është thjesht një vazhdim i vazhdueshëm i politikës hegjemoniste të Serbisë që nga koha e Garashaninit, memorandumi i SANU-së presioni dhe përçarja e vazhdueshme e Malit të Zi nga Kisha serbe cila është shumë më tepër një organizatë politike dhe më pak kishë. Kisha serbe ishte e njëjtë në luftërat e viteve 1990, duke konfirmuar pjesëmarrjen e priftërinjve të saj në luftime, bashkëpunim dhe nxitje të krimit. Edhe pse kjo Kishë, e di këtë fort mirë, ajo  nuk e pranon se në  Srebrenicës serbët kanë kryer gjenocid.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …