Brickos

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Radio-Kosova e Lirë është fjala e zërit të kombit, pa mëdyshje, pa shpifje, pa ndrojtje se dikujt i hy në hak

Një përvjetor, jo vetëm sa për të kujtuar rrugët e jetës sonë të rëndë që tanimë janë nën pushtetin e mohuesve të pandreqshëm.

Një përvjetor, jo vetëm sa për të thënë dy fjalë të mira…

Një përvjetor dhe më shumë se kaq: në këtë kohë të mohueseve, nihilistëve,  sajuesve, stisëve, shpifësve, zhgërryesve me zdralë, ziliqarëve e yshtësve, të pandërgjegjshmëve,  haram buka e Kosovës!

Vetëm ju (Radiokosovaelirë, Kosovapress, Albaniapress, Mekulipress e disa dritare tjera të ndritshme), jeni ata që për më se dy dekada me radhë, nuk jeni hequr zvarrë!

Juve tri herë ju faleminderit, tri herë jeni nderi i kombit, tri herë jeni emblema e ndritshme e popullit, tri herë jeni fjala e thënë e zërit të kombit, pa ekuivokë, pa shpifje, pa ndrojtje se dikujt i keni hy në hak. Ju, në portat e zemrave të shqiptarëve keni bërë vend e konak! Jeni në ballë të oxhakut, në palë të flamurit e në palë të bajrakut, fjala juaj e thënë me guxim, kushtrim për të gjitha ata që thonë të vërtetën dhe nuk përhapin e plasojnë gënjeshtrën!

Ju faleminderit, për atë që po bëni e që keni bërë

jeni krenaria jonë URIME

nga zemrat tona

urim e nga zemra ime!

… Koha dhe rruga jonë nëpër kohë, do të duhej të na kishte plakur aq fisnikërisht për të pasur të drejt që të themi të paktën një fjalë të vetme për ata që punuan aq sinqerisht për interesa të atdheut dje, sot e që do të punojnë nesër.

Ju faleminderit për gjithë atë që bëtë për atdheun dhe për ne, për informim të drejt të paanshëm dhe profesional, breznitë që do rritemi e që do ju zëvendësojmë, me nder e respekt, do ju kujtojnë!

5.1. 2020

 

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …