leoni

Kryepolici Nexhmi Krasniqi i brengosur për “pelegrinët serbë” që nuk arritën ta shohin Mushtishtin

Kryepolici Nexhmi Krasniqi i brengosur për “pelegrinët serbë” që nuk arritën ta shohin Mushtishtin

Gjatë protestës në fshatin Mushtisht, të komunës së Tharandës, janë arrestuar 24 protestues, ndërsa Policia thotë se disa janë lënduar nga vetë protestuesit.  (Ngjashëm kanë thënë edhe baballarët e këtyre policëve në vitin 1981).  Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, kurse dy të tjerë kanë marr lëndime të lehta trupore. Kryepolici  i Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, në një deklarim për media thotë se protesta ka qenë e dhunshme. Këtu ka pasur një numër bukur të madh të qytetarëve edhe të rrethinës së Mushtishtit, por ka pasur edhe njerëz të tjerë jashtë fshatit Mushtisht. I kanë shprehur pakënaqësitë e veta, ka qenë një protestë jopaqësore, ka qenë e dhunshme”, thotë ai. Policia ka kryer punën e vetë profesionale dhe është munduar që të sigurojë lëvizje të lirë për pelegrinët serbë, por nuk ka arritur t’ ua mundësojë qëndrimin e sigurt dhe të qetë në vendin ku ata kanë kryer krime kundër shqiptarëve 18 vjet më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Olivier Guerot: Themelet e dialogut Kosovë-Serbi mbeten të pandryshuara, Asociacioni prioritet për Kosovën

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka theksuar se themelet e dialogut ndërmjet Kosovës …