Kryepolici i Prizrenit, Nexhmedin Krasniqi u dha afat protestuesve të largohen për 10 minuta

Kryepolici i Prizrenit, Nexhmedin Krasniqi u dha afat protestuesve të largohen për 10 minuta

Pas arritjes edhe të Njësive Speciale të Kosovës, në Mushtisht, drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit,  Nexhmedin Krasniqi u dha afat protestuesve, që për 10 minuta ta lirojnë rrugën, në pjesën ku ata ende po qëndrojnë. Ai i ka kërcënuar banorët me ndërhyrjen për ta siguruar lëvizjen e lirë. Qëllimi i policisë sipas është që protestuesit të largohen edhe nga qendra e fshatit, pasi nga ajo rrugë pritet të kalojnë autobusët që do të sjellin ish-banorët serbë të Mushtishtit, të cilët synojnë të qëndrojnë  në kishë dhe të vizitojnë shtëpitë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …