Kryesia në detyrë e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që të ndërpriten privilegjet e deputetëve

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, ku do të caktohet data për seancën plenare. Sipas një njoftimi të zyrës së  Kuvendit të Kosovës dërguar medieve  bëhet e ditur kryesia në rend dite ka 21 pika, ndërsa mbledhja pritet të fillojë në ora 10:00.

Në rend të ditës janë paraparë të shqyrtohen e të miratohen dhjetëra prokejtligje.

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

  1. Përgatitjet për seancën plenare:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

  1. Koha për pyetje parlamentare,

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

  1. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,

  1. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huasë,

  1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,

  1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim për realizimin e Projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit,

  1. Votimi iPropozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënësve,

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar,

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investimet strategjike nà « Republikën e Kosovës,

  1. Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për Kundërvajtje,

  1. Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

  1. Shqyrtimi i Propozim-Rregullores për procedurat e zgjedhjes dhe shkarkimit të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit,

  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,

  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë,

  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspekcionin Bujqësor,

  1. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lid hur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2016,

  1. Zgjedhja e një (1) anëtari në Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

  1. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Milovan Drecun

Milovan Dreçun: Aktakuza kundër Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK-së, rezultat i punës sonë

Milovan Dreçun, Kryetar i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka deklaruar se …